Google ADS

3 artistët nga Katalonia që ndryshuan botën e artit

18:19 | 2 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Katalonia gjatë ditës së djeshme (1 tetor) votoi për referendumin për pavarësi nga Spanja.

Votimi u përcoll me ankth nga e mbarë bota, pasi qeveria spanjolle kishte theksuar se do të marrë masat e duhura për të ndaluar referendumin, shkruan portali arbresh.info

Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe vendi siguron rreth 20 përqind të prodhimit ekonomik në të gjithë shtetin spanjoll.

Ata kanë një histori, kulturë dhe gjuhë të ndryshme nga ajo e Spanjës. Në vitin 1931, kur Spanja u bë Republikë, Katalonia morri një autonomi të gjërë politike brenda kufijve të shtetit.

Portali arbresh.info ju sjell biografinë e shkurtët të tre piktorëve më të mëdhenjë botërore që ishin nga Katalonia.

Salvador Dali (1904-1989)

salvador-dali-e1474370711992

Dali lindi në Figueres, Catalonia. Ai ishte një ndër piktorët më të mëdhenjë surrealist të shek.20-të. Dali u ndikua shumë nga stili i artit klasik dhe kubizmi. Përtej pikturave, ai ishte i përfshirë edhe në skulpturë, film dhe fotografi. Dali në bashkëpunim me regjisorin spanjoll surrealist Luis Bunuel, punoi dy filma të shkurtët të quajur “Un Chien Andalou” dhe “L’Age d’Or”. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me regjisorin e njohur Alfred Hitchkock dhe ka punuar një karikaturë për Disney të quajtur Destino.

Joan Miro (1893-1983)

104410820

Miro ka lindur në Barcelonë, kryeqytetin e Katalonjës. Ai është marrë me pikturë, skulpturë dhe punime në qeramikë. Kryeshisht ka qenë i ndikuar nga stili surrealist dhe dada. Në sheshin Las Ramblas mund të shikoni të gjithë artin e tij. Si një nga artistët më të famshëm katalonaj, punët e Miros konsiderohen si krenaria e vendit.

Antoni Tapies ( 1923- 2012)

blog6

Tapies gjithashtu ishte nga Barcelona dhe ishte një ndër piktorët më të njohur europianë të kohës sonë. Në punën e hershme, ai ka shfaqur ndikimin që kishte marrë nga Joan Miro dhe Paul Klee, por shumë shpejt u bë joformal. Punoi në stilin e quajtur “pintura materica’ që do të thotë se pikturat mund të përbëhen edhe nga disa materiale jo artistike. Më vonë ai hyri në artin e popit, duke krijuar kështu piktura që nuk ishin parë më parë. Ai përdori edhe pjesë të mobilieve nëpër pikturat e tij. Interes të madh shfaqi edhe në skulpturë dhe litografi. Mund të themi se puna e tij është e lidhur me shprehjen ekspresioniste. Familja e tij jeton në Barcelonë dhe menaxhon fondacionin Tapies, dedikuar jetës dhe punës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme