Google ADS

20 Marsi- 100 ditët e perandorit Napoleon

20:15 | 20 Mars 2015
Arbresh.info

Njëqind Ditët e Napoleonit, shënoijnë periudhën midis kthimit të perandorit Napoleon nga ishulli i Elbës në Paris më 20 mars 1815 dhe rikthimin e mbretit Louis XVIII më 8 korrik 1815 (një periudhë 111 ditëshe).  Kjo periudhë e pa Luftën e Koalicionit të Shtatë, dhe Fushatën Waterloo. Fraza Les Cent Jours (njëqind ditët) ishte përdorur më parë nga prefekti i Parisit, Gaspard, në fjalimin e tij mirëseardhës për  mbretin.

Më 13 mars, shtatë ditë para arritjes së Napoleonit në Paris, fuqitë në Kongresin e Vjenës e shpallën atë rebel, dhe më 25 mars, pesë ditë pas mbërritjes së tij në Paris, Austria, Prusia, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar, anëtaret e Koalicionit të Shtatë, vënë nga 150.000 burra në fushë për t’i dhënë fund sundimit të tij. Kjo vendosi bazat për konfliktin e fundit të Luftërave Napoleonike, disfatës së Napoleonit në betejën e Waterloo, rikthimit të monarkisë franceze dhe mërgimin e përhershëm të Napoleonit në ishullin e largët të Shën Helenës, ku ai vdiq në maj 1821./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme