Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sapo ka nxjerrë në qarkullim numrin e parë të revistës shkencore “Studime”. Në pjesën tematike të revistës janë përfshirë aktet e Konferencës shkencore “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi”, e mbajtur në shtator të vitit të kaluar. Konferenca është organizua me rastin e 100-vjetorit të përkthimit të parë të Kuranit në gjuhën shqipe nga rilindësi ynë, I. M. Qafëzezi. Kryeredaktori i revistës ‘Studime”, njëherësh drejtor i IHSI-së, prof. Sabri Bajgora me me rastin e botimit të saj nënvizoi se në kuadër të veprimtarisë dhe të publikimit të rezultateve të veta dhe të bashkëpunëtorëve të saj, Instituti nxjerr edhe revistën e tij Studime, e cila po nis rrugëtimin e saj. Ai veçon revista Studime në qëllimet dhe objektivat e saj, synon të jap kontribut dhe të ndihmojë në ngritjen, avancimin dhe pasqyrimin e studimeve të trashëgimisë dhe kulturës sonë shqiptare islame dhe më gjerë. Themi kështu jo vetëm sepse ky aktivitet ishte edhe i pari që u organizua në kuadër të IHSI së sapo themeluar, por edhe për shkak të ngjarjes historike dhe të shënuar në historinë e literaturës islame në gjuhën shqipe, pra të shënimit të100-Vjetorit të përkthimit dhe të botimit të parë të pjesshëm të Kuranit në gjuhën shqipe. Dhe, nuk do të mund të niste organizimi i një aktiviteti shkencor në kuadër të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, më mirë se sa me një konferencë për Kuranin, e aq më tepër për përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe kjo revistë nuk do të niste rrugëtimin e saj më mirë se sa me botimin e akteve të kësaj konference.
Në numrin e parë të revistës Studime përveç akteve të kësaj konference, në të cilën morën pjesë dhe kumtimet e tyre i lexuan 19 referues, botohen edhe fjalët përshëndetëse të prijësve tanë fetarë islamë: Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar ef. Spahiut dhe të Reisit të BFI të Maqedonisë së Veriut, Hfz. Shaqir ef. Fetahut, si dhe fjala e drejtorit të IHSI-së, Sabri ef. Bajgorës. Në një shtojcë të veçantë të revistës botohen edhe aktet dhe vendimet e themelimit të Institutit, si dhe shtojca e aktiviteteve të IHS-së të realizuara gjatë vitit 2021.
Kryeredaktori Bajgora në fund nënvizon se Revista “Studim” shpreson të jetë si një nxitëse e frymëzuese dhe tribunë e fjalës me peshë në fushat që do të trajtojë. Në faqet e saj shpresojmë të gjejnë vend studiues e bashkëpunëtorë të dëshmuar nga fushat e islamologjisë dhe trashëgimisë sonë kulturore dhe do të prezantojë të arriturat dhe veprimtarinë e IHSI-së.
Në fund duhet theksuar se revista Studime e IHSI-së, është një vjetore dhe aty do të botohen studime, trajtesa, artikuj, bibliografi, kritika, recensione, raporte, shënime, materiale, nga fushat e veprimtarisë së Institutit.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person