Tri pika muzikore interpretohen nga muzikantët që do të ligjërojnë në edicionin e katërt të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës. Në skenën e Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë, pianisti shqiptar Desar Sulejmani – që është drejtor artistik i kësaj akademie – zë vendin pranë pianos, tek thërret në skenë flautistin serb Ljubisha Jovanoviq, i cili po ashtu do të ligjërojë para studentëve pjesëmarrës në “European Summer Music Academy” (ESMA).
Të dy interpretojnë bashkë, një arie nga Tchaikovsky. Pas Jovanoviqit, në skenë ngjitet Karel Bredenhorst në violonçel dhe bashkë me Sulejmanin luajnë një pjesë të shkurtër të Rachmaninoffit. E fundit në skenë ngjitet sopranoja shqiptare Erjona Dragoicea. Tri pika muzikore u interpretuan në ceremoninë hapëse të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës që këtë vit organizohet nën patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë me përkrahjen e disa ambasadave të vendeve evropiane në Kosovë, si dhe një numri të konsiderueshëm të partnerëve lokalë.
Akademia implementohet nga Festivali Ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinj DAM. Këtë vit pjesëmarrës në Akademinë Verore Evropiane do të jenë rreth 170 studentë të cilët vijnë nga vendi, rajoni dhe disa vende evropiane si Gjermania, Zvicra, Polonia, Britania e Madhe dhe Turqia. Gjatë dhjetë ditëve këta studentë do të përfitojnë nga ligjëratat e sopranos Caroline Merz, pianistëve Endre Hegudüs, Jaromir Klepac e Alberta Troni, violinistëve Sihana Badivuku, Jovan Bogosavljeviç e Laurent Verny, violonçelistit Erich Oskar Huetter e kontrabasistit Fraim Gashi. Profesorët e frymorëve janë Kamila Mot’kova në oboa, Marcel Lallemang në klarinetë, Roman Reznik në fagot, Guloya Altay në korn, Isak Sheku në trumbetë, Lukas Mot’ka në trombon.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?