Dje janë bërë 100 vjet që kur ka ndërruar jetë gjeniu i letrave, Leo Tolstoy.
Tolstoy lindi më 9 shtator të vitit 1828 dhe vdiq më 20 nëntor të vitit 1910.
Ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Ai njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.
Pas një jete të palumtur familjare, dhe pas disa vitesh në gjendje të rëndë shëndetësore, Tolstoi nuk pranoi të kthehej në shtëpi.
Ai u prek nga sëmundja e pneumonisë, dhe vdiq më 20 nëntor 1910 në një shtëpi e cila ishte pronë e motrës së tij.
Leo Tolstoy ishte anashkaluar në përurimin e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901, ku 42 shkrimtarë dhe artistë suedezë i shkruan atij për të shprehur pakënaqësinë e tyre për gjykimin e gabuar të Akademisë së Suedisë.
Megjithatë Tolstoy kishte thënë se ndihej i kënaqur që kishte munguar në atë ngjarje.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?