Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”.
Tashmë “Hardh Fest” është një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në vend, por ka kaluar përmasat edhe jashtë kufijve duke sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore.
Këtë vit, festa fillon sot, më 6 shtator e që do të zgjas deri më 8 shtator, n`Konak të Rahovecit (tek Shtëpia e Verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës nis me fillim nga ora 12:00 me adresimet zyrtare.
Edhe këtë vit “Hardh Fest” vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë Gipsy King, që për herë të parë vijnë në Kosovë.
Veç tyre në skenë do të ngjiten edhe emra e bende të njohura si; Dren Abazi, George Gakis, Shkumbin Ismaili, NRG Band, Grupi 403, Fisnikët, Nita Latifi, Arsi Bako & Band.
Një surprizë për publikun është edhe performanca e ish-udhëheqësit të grupit Guns N’ Roses, Bumblefoot.
Sakaq gjatë tri ditëve të festivali, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit.
Më këtë rast ju ftojmë që me praninë tuaj, të mbuloni aktivitetet e Festës së Vjeljes së rrushit “ Hardh Fest 2024”./Arbresh.info/
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...