Edhe një investim i Italisë në Kosovë. Mundësi e mirë për të rinjtë që të bëhen profesionistë në sektorin e ushqimit, hotelerisë, ndërtimtarisë, bujqësisë, biznesit e tregtisë, sektorit artistik, siguri, masmedia dhe modë.
Krejt këto tashmë i ofron shkolla profesioniste italiane në Kosovë, As Consulting, hapja e së cilës u bë sot në zonën Industriale. Kjo shkollë e italianes, Anna Sacristano, e cila do të ofrojë trajnime për ata që veç e kanë përfunduar shkollën obligative, ka për qëllim t’iu ofrojë të rinjve kosovarë një aftësim profesional me standarde europiane, me të vetmin qëllim, që të kyçen në tregun e punës me aftësi për themelimin e bizneseve të veta.
Themeluesja e shkollës, sot në ceremoninë e hapjes, mori përkrahjen e ambasadorit italian në Kosovë Anderas Ferrarese dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi. Ky i fundit tha se ata që do të kryejnë shkollën këtu, do të kenë me të lehtë punësimin.
Ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, tha se kjo shkollë beson në fuqinë dhe vullnetin e Kosovës për qëllim ka që të sjellë kapacitete konkrete.
“Kjo shkollë do t’iu jap mundësi të rinjve kosovarë të orientohen në punën e tyre dhe të sjellë Italinë në Kosovë me punën e tyre dhe profesionalizmin e tyre. Jetojmë në një shoqëri ku kapaciteti intelektual ka një rëndësi çdo herë më të madhe. Qëllimi është mos mbetët vetëm një copë letër, por të sjellim kapacitete konkrete, dëshirë për të punuar dhe për të ndërtuar diçka të mirë për vendin”, tha ai.
Ndërsa për ministrin Arban Abrashi, kjo shkollë është ajo çka i duhet shoqërisë kosovare.
Kjo shkollë sipas tij sjellë vlera apo praktika me të mira të Italisë dhe mundësi e mirë që të përvetësohen e të përfitojnë nga këto praktika.
“Përputhet plotësisht me objektivat e ministrisë dhe Qeverisë në përgjithësi. Ne kemi të bëjmë me një mangësi ose një hendek të shkathtësive në Kosovë për shkak se sistemi edukativo-arsimor po prodhon më shumë njerëz që po studiojnë shkencat sociale, ndërsa kërkesat e tregut në Kosovë janë të fokusuara në shkathtësi teknike. Andaj, shkollat si kjo janë në përputhje të plotë me idenë tonë në Ministri….. Besoj që ata që do t’i kryejnë mësimet këtu, edhe sipas statistikave tonave shkollimet profesionale përcillen me një vend të punës. Kërkesat e tregut të punës në Kosovë, të bizneseve, janë shumë të mëdha për aftësitë e veçanta”, tha ai.
Abrashi tha se kjo dëshmon që investimet italiane janë të pranishme në Kosovë, dhe po shtohen çdo herë e më shumë.
Abrashi shpreson që të gjejnë edhe mënyra tjera për t ë bashkëpunuar edhe më shumë me këtë shkollë, dhe të gjitha shkollat tjera profesionale që vijnë në Kosovë.
Anna Sacristano, eksperte e aftësimit profesional dhe e konsulencës ndërmarrëse dhe financiare, e cila themeloi këtë shkollë, tha se shkolla synon të ofrojë një shkollim të nivelit të lartë me standarde europiane.
“Ne fokusohemi në arsimin profesional për të rriturit të cilët kanë përfunduar shkollën e obligueshme. Në Kosovë do të sjellim mësimdhënësit nga Italia që punojnë me standarde të Italisë…. Faktikisht ne punojmë me standarde dhe mënyra të mësimdhënies të rajonit tonë, kombëtare e ndërkombëtare. Çdo njëri që ka për qëllim të vijojë trajnimet tona do të ketë pastaj një provim, do ë vlerësohen të gjitha kapacitetet të cilat i ka mësuar në shkollën ton ë në nivelin europian.”, tha ajo.
Ajo ka paraparë që çdo trajnim të përmbajë nga 40 orë në gjuhën italiane, e që kjo do të mundësojë kuptimin e mësimeve nga ana e ekspertëve italianë me qëllim që të kenë lejen e qëndrimit në Itali.
Sacristano bëri të ditur se ata që kryejnë këtë kurs do të aftësohen për provimin CILS i cili realizohet pranë ambasadës italiane.
“Pasi që të gjitha aktivitetet tona do të jenë nga mësimdhënësit italianë, atëherë kemi menduar që çdo aktivitet t’i ketë 40 orë të mësimdhënies së gjuhës italiane. Kjo do të iu mundësojë atyre që në mënyrë efikase të kuptojnë mësimin, dhe kjo të mundësojë që edhe në ambasadën e Italisë në Kosovë të kenë mundësi të certifikohen për gjuhën që do ta mësojnë përmes certifikatave Cils. Për ata që do të dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre në Itali, nuk do të kenë nevojë që ta mbajnë provimet e gjuhës sepse ajo do të iu mundësohet këtu në ambasadë. Do t’iu akreditohen të gjitha kompetencat dhe njohuritë për të mësuar këtu në vend”, tha ajo.
Sipas saj do të ishte e nevojshme të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsmit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me akreditimin e disa programeve.
Studentët që do të ndjekin këtë kurs do të pajisen me një titull të nivelit europian. Ata do t’i nënshtrohen një provimi, me qëllim të verifikimit të njohurive dhe kapaciteteve të arritura. Ky provim do të mbahet në fund të kursit.
AS Consulting është një ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuara, e administruar nga Anna Sacristano. Është një ndërmarrje që posedon laboratorë me teknologji të avancuar.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkoll e, u tha se do të bëhet një listë ku do të radhiten të gjitha kurset që do të organizohen në këtë shkollë, dhe se ndërmarrja është në gjendje të përmbushë kërkesat e aftësimit profesional në sektorët e artizanatit, restaurimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, bujqësisë dhe tregtisë.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...