Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër DokuFest u mbyll me 16 Gusht, pas 10 ditë vënie të reja rekordesh. Rekord i ri që po i bën krenar organizatorët e këtij eventi u vu në shfaqjen e 228 filmave të metrazhit të gjatë dhe atyre të shkurtër, nga të cilët 124 ishin në garë.
Por nuk është vetëm numri i madh i filmave pjesëmarrës në këtë festival. Organizatorët përmes një komunikate për media thonë se rekord ka thyer edhe numri i biletave të shitura.
Në këtë edicion të DokuFestit, bëhet me dije se janë shitur 14,000 bileta për filmat e shfaqur nëpër kinema. Ndërsa 17,000 është numri i vizitorëve të DokuNights.
Krejt në fund, por jo më pak i rëndësishëm për organizatorët është rekordi më i vlefshëm dhe i përzemërt i këtij edicioni, është ai i numrit rekord i 90 koordinatorëve dhe 120 vullnetarëve të cilët punuan në 7 kinema, 11 panele dhe masterklasa, 8 punëtori dhe një numër tepër të madh të aktiviteteve në festival./Arbresh.info
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...