Me propozim të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për t’u anëtarësuar në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Evropës “EURIMAGES” për filmbërësit.
Dumoshi ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ajo si ministre kanë marrë hapat e duhur dhe të nevojshëm për anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës EURIMAGES.
“Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore për të arritur deri te Nisma për Anëtarësim, që ishte edhe pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje. Me anëtarësimin e Kosovës në Fondin e Këshillit të Evropës EURIMAGES, vendi ynë do të përfitojë shumë në aspektin kulturor. Projektet tona filmike do ta kenë mundësinë e marrjes së fondeve të shumta si dhe do të rritet bashkëprodhimi filmik me vendet e Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë anëtarësimi ynë në këtë Fond do t’i kontribuojë shumë bashkëpunimit të kinemave tona që në të ardhmen të jenë anëtare të rrjeteve të kinemave të Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
Sipas saj, do të rritet shumë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave kulturore e me theks të veçantë kinematografisë kosovare, që të krijojë ura të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e prodhimit të filmit kosovar.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës