Janë promovuar dje në Tiranë dy libra të autores së njohur, Kozeta Zylo, “Kujtime si fletëz libri” me poezi dhe libri ”Diaspora krah shqiponje”, një libër me ese, refleksione dhe reportazhe. Në një atmosferë plot me emocione në sallën “Unesco” në Muzeun Historik Kombëtar, ishin të pranishëm në këtë promovim studiues, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare.
Aktiviteti i organizuar nga Muzeu Historik Kombetar dhe Shtëpia Botuese “Bota shqiptare” me botues artistin e njohur, Kujtim Gjonaj, evidientoi suksesin e publicistes, poetes, shkrimtares, intelektuales së njohur e cila prej vitesh jep kontributin e saj në metropolin e botës, në Nju Jork.
Figura te njohura te letrave shqipe, folën për vepren letrare të Kozeta Zylos, nje intelektuale e mirëfilltë e cila luan një rol thelbësor në diasporën shqiptare për jetësimin e vlerave tona ashtu sikundër për mësimin dhe ruajtjen të gjallë të gjuhës shqipe.
Nga paneli drejtues i këtij aktivitetit i përbërë nga Dorjan Koçi, nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, botuesi “Bota Shqiptare” artisti, Kujtim Gjonaj, Presidentja e Albanian Excellence, gazetarja, Flora Nikolla, kritiku e poeti Pandeli Koçi, nuk munguan analizat e mirëfillta letrare për Zylon e cilësu ar si intelektualja e cila di të përçojë vlerat kombëtare dhe letrare në Nju Jork ku jeton prej disa vitesh.
Botuesi Gjonaj e quajti privilegj të shtëpisë së tij botuese, botimin e një krijimtarie të veçantë të poetes dhe të publicistes e cila sipas tij, “në Amerikën e largët, lobon fort duke na përfaqësuar denjësisht me vlerat e saj”.
“Të dy librat e Kozetës si ai publiçistik dhe ai letrar, pasqyrojnë më së miri emocionet, ndjesitë, atdhedashurinë dhe problematikat e komunitetit shqiptar . Kozeta na përfaqëson me dinjitet jashtë vendit dhe ajo kete te fundit e bën pa asnjë lloj këmbimi apo shpërblimi duke treguar shpirtin e saj të madh”, tha në fjalën e tij Dorjan Koçim nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Ndërsa poeti Pandeli Koçi, cilësoi në promovim se , në themel të publicistikës së Kozeta Zylos, qëndroj në problematikat bashkëkohore, ndërsa në poezinë e saj jeta e dhenë me lirizmin e një poeteje të pjekur ku detaji zë vendin kryesor.
Studiuesit e njohur, Laureta Petoshati, Nevruz Shehu, Kujtim Mateli, Kozeta Zavalani, përcollën për të pranishmit mendimet dhe analizat e tyre për të dy veprat e saj të cilat i konsideruan si të vyera në altarin e publicistikës dhe poezisë shqipe për nga tematika dhe trajtimi bashkëkohor që sjell intelektualja e njohur e cila prej 18 vitesh jeton në Nju Jork, ku ka themeluar së bashku me bashkëshortin e saj Qemal Zylo, televizionin Alba Life dhe ka krijuar tre shkolla shqipe në Staten Island, Manhattan dhe në Brooklyn në Nju Jork .
Lidhja e Shkrimtarëve “Pegasi” me President Kristaq Shabani i dha me këtë rast Kozeta Zylos, titullin “Personalitet i lartë i letrave shqipe”, dorëzuar nga artistja Flutura Maçi.
Ndërsa organizata “Albanian Excellence”, e cila ka si qëllim te saj, evidentimin e shqiptarëve të suksesshëm në botë i akordoi me këtë rast, Kozeta Zylos, titullin, “Anëtare Nderi e Albanian Excellence për kontributin e saj të vyer në përçimin e vlerave më të mira te shqiptarizmës në diasporë”.
Nderonte me pjesmarrjen e saj në këtë veprimtari artistja jone e madhe Margarita Xhepa e cila interpretoi me këtë rast, poezi nga libri i promovuar, “Kujtime si fletez libri”./ATSH/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët