​Kamerfest dhe Filharmonia e Kosovës, nesër me muzikë amerikane në Prishtinë

16:52 | 27 Tetor 2015
Arbresh.info

Filarmonia e Kosovës në bashkëpunim me festivalin Kamerfest, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, nesër do mbajnë koncertin e radhës në të cilin do të përformojnë artistë të njohur nga Amerika.

Gjithashtu, në fund të koncertit do të përformojë edhe orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Sipas organizatorëve, veprat të cilat do të interpretohen janë jo të lehta dhe pak të njohura për publikun kosovarë. Në një konferencë për media, sot, përfaqësuesit e Filarmonisë dhe Kamerfest’it, paraqitën programin dhe mysafirët që do të jenë në këtë koncert.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari tregoi se muzika që do të përformohet do të jetë tipike amerikane.

“Mendoj që është moment i veçantë meqë publiku ynë nuk ka pas rast të dëgjojë muzikë të tillë, mjaft atraktive. Siç po e vëreni, me dy autorët, Gershfing dhe Bernshtajn. Programi është muzikë amerikane, tipike amerikane”, tha Jashari.

Në kuadër të këtij organizimi , edhe sonte, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nga ora 18:00 do të mbahet koncert me muzikë për fëmijët me autizëm, ku edhe vet fëmijët do të munden të jenë prezent që të relaksohen me paraqitjet që do të bëhen për ta.

Drejtoresha e Kamerfest, Sihana Badivuku, duke folë për koncertin e nesërm, tha se 80 përqind e programit do të jenë vepra të reja të kompozitorëve amerikanë.

“Bashkëpunimin e Filarmonisë dhe Kamerfest-it e kemi shumë të frytshëm prej vitit të parë. Çdo herë ky bashkëpunim ka sjellë edhe artistë edhe dirigjentë që i kemi sjellë bashkë me drejtorin e Filarmonisë, dhe kjo ka sjellë shumë laramani…..Për ne ky bashkëpunim është humb simbolik dhe shumë thelbësor pasi që edhe publiku është shumë më atraktiv me koncertet e formacioneve të mëdha dhe dëgjohen vepra sikurse edh e nesër, do të luhen vepra për herë të parë”, tha Badivuku.

E ajo që ndihmoi në sjelljen e pianistëve nga Amerika, është Ambasada Amerikane në Kosove, e cila po bashkëpunon ngushtë me këtë koncert.

Për pianistin, Stephen Prutsman, bashkëpunimi me Filarmoninë e Kosovës është një përvojë e mirë.

“Kjo është kënaqësi për mua dhe jam i nderuar të punoj më këtë orkestër të mrekullueshëm , me këta të njerëz të talentuar dhe është një eksperiencë shumë mirë . Ky është një bashkëpunim internacionale dhe më prek shumë të dëgjojë këngë nga vendi im , është kënaqësi të dëgjojë të luhet kaq mirë dhe me inteligjencë. Jam shumë i kënaqur me këtë që e bëmë dhe do të bëjmë në vazhdim për fëmijët me autizëm”, tha ai.

Ndërsa dirigjenti, Toshio Yanagisawa, tha se këngët të cilat i kanë zgjedhur nuk janë fare të lehta për t’u interpretuar. Por, shprehet, se janë më të mirat.

“Një mision shumë i mirë , i kemi zgjedhur disa nga këngët më të mira nga Amerika , nuk janë shumë të lehta për t`u kënduar por ky është një progres shume i mirë për orkestrën dhe jemi shume të lumtur qe jemi pjesë”, tha ai.

Kosova Kamerfest 2015 do të nisë sonte dhe do të zgjasë deri më datë 1 nëntor, e që po shënon edicionin e XVI-të.

Sonte do të improvizohet me piano për fëmijët me autizëm, nga pianisti nga Amerika, Stephen Prutsman. Nesër, do te mbahet koncerti në bashkëpunim me Filharmonisë e Kosovës, me kompozitorë të ndryshëm amerikanë, ndërsa pasnesër në Katedralen “Nënë Tereza” do të përformojnë artistët austriakë.

Me datë 30, 31 tetor, dhe 1 nëntor, nga ora 20:00 do të ketë koncert në Katedralen “Nënë Tereza”, me muzikë amerikane, çdo herë e shoqëruar me piano dhe violinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme