Google ADS

​Java e filmit shqiptar në Shtetet e Bashkuara

16:40 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Java e filmit shqiptar (AFW), do të fillojë nesër në New York të SHBA-ve.

Java e Filmit Shqiptar është themeluar në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi dhe ky është edicioni i katër i kësaj Jave që mbahet në SHBA.

AFW luan rol të rëndësishëm në prezantimin e Kosovës në audiencën Amerikane të filmit. Ky edicion i AFW-së do të shfaq 30 filma, duke përfshirë këtu filmat me metrazh të gjatë, ata të shkurtër dhe dokumentar.

Finalistët janë përzgjedhur shqiptarë dhe të huaj nga mbarë bota. Java e filmit shqiptar 2015 që do të jetë pjesë e edicionit të katërt do të prezantojë kulturën dhe traditën e Ilirëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme