Ajo që dikur shkroi ditar për luftën, sot ishte ulur në një tavolinë për të diskutuar për feminizmin, barazinë gjinore dhe për rolin e feminizmit online. Është Rreze Abdullahu, e cila foli pak për përvojën e saj jetësore, vështirësitë që ka një femër për t’u shprehur në shoqërinë tonë patriarkale.
Bashkë me të ishin edhe katër gra të tjera që ishin aty për t’i nxjerrë një rezultat diskutimit të sotëm. Temë kjo që u realizua në kuadër të festivalit të artistëve për të drejtat e njeriut “Femart”, me temë “Feminizmi online – cili është impakti”.
Të katër panelistet thanë se feminizmi online po hap mundësi të reja të të shprehurit të pakënaqësive dhe përmbledhësve të përkrahësve.
Ato mendojnë se përmes formave virtuale feministat apo feministet mund të mbështesin njëri tjetrin. Përmes kësaj po ashtu aktivistët besojnë se i vënë në pah problemet e gjuhës seksiste që përdorin njerëzit, por edhe mund t’i turpërojnë ata me këtë gjuhë.
Shembulli më i freskët i këtij lloji është ai i kampanjës “Take Back the Night”, e cila bëri pati efekt të madh sidomos në rrjete sociale.
Në këtë diskutim shpjegimet i dha Donjeta Morina nga Rrjeti i Grave të Kosovës,e cila tregoi se feminizmi online ishte përballja e saj e parë me feminizmin. Ajo përveç tha se “Take Back the Night” ka ilustruar të mirat dhe të këqijat e feminizmit online.
Megjithatë, ajo që e mendon Rreze Abdullahu nuk e mendojnë edhe shumë burra në Kosovë. Rrezja tha se duhet të luftohet që burra t dhe gratë me qenë të barabartë. Dhe kjo gjë sipas saj është e mundur sidomos në kohën e sotme, kur të rinjtë kanë nisur në masë të madhe të i përdorin rrjetet sociale.
. Shqipe Gjocaj, një tjetër aktiviste po kontribuon në feminizmin online, njëherit njohëse e çështjeve gjinore dhe shkrimtare, tha se përmes shkrimeve të saj të gjata që shpërndah en nëpër rrjete sociale, ajo i shprehë më së miri idetë dhe bindjet e saj për feminizmin dhe barazinë.
Shembull i feminizmit online është edhe aktiviteti simbolik i Elona Kastratit. Kjo e fundit për 8 mars në Prishtinë kishte vendosur peceta higjienike që i përdorin gratë gjatë ciklit menstrual dhe aty kishte bashkangjitur një mesazh feminist.
“Trimëria nuk matet me burrëri”, ishte mesazhi që bëri jehonë të madhe në rrjetet sociale. Por kjo nuk kaloi pa reagime. Ajo mori shumë sharje të cilat i rrëfeu para panelistëve dhe publikut që ishte mbledhur sot për ta dëgjuar.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...