​“Star Wars” shumë pranë rekordit

20:16 | 13 Janar 2016
Arbresh.info

Sërish “Star Wars” është një hap drejt eklipsimit të “Titanic”-ut si filmi i cili ka sjellë më shumë përfitime në Britaninë e Madhe, me 108,4 milionë sterlina deri më tani, referuar shifrave të publikuara sot nga British Film Institute (BFI).

“Titanic”-u kishte mundur të fitonte 111,3 milionë sterlina (148,5 milionë euro).

“Zgjimi i Forcës” ka lënë pas “Skyfall” (107,8 milionë sterlina), “Avatar” (105,6 milionë sterlina dhe “Spectre” (94,6 milionë sterlina), sipas shifrave të BFI-së të cilat datojnë prej vitit 1975.

Sipas Disney-it, episodi i fundit i sagës “Star Wars” është pozicionuar si filmi i tretë në historinë e kinematografisë në aspektin e të ardhurave në rang botëror me 1,73 miliardë dollarë, duke eklipsuar “Jurassic World”.

Filmat që kanë thyer tashmë rekordin botëror janë “Avatar” (2,8 miliardë) dhe “Titanic” (2,2 miliardë), të dy filmat me regji të James Cameron.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme