​Motër e vëlla, violinistë nga Turqia hapin serinë e koncerteve të quajtur “Përplasje”

16:35 | 28 Mars 2016
Arbresh.info

Nesër nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Festivali DAM prezanton serinë e koncerteve të ashtuquajtur “Përplasje”.

Me anë të këtij prezantimi pritet të mbahen koncerte me orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës në drejtim e dirigjentit brazilian Marcio Da Silva i cili do ta hap këtë cikël koncertesh. Rolin e solistëve me orkestrën e Filarmonisë do të paraqitet dyshja Aysen dhe Ozcan Ulucan nga Turqia si dhe kosovari Bimi Milla, fitues i çmimit “Pianisti i Ri”.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se veçantia e këtij koncerti qëndron në pjesëmarrjen e dy solistëve cilësorë nga Turqia, Aysen Ulucan dhe Ozcan Ulucan.

“Veçantia e këtij koncerti qëndron në shumë aspekte fillimisht falënderoj Dardan Selimaj, themeluesin dhe drejtorin artistik të festivalit DAM, festival tanimë i njohur dhe tradicional i muziktarëve të rinj, i cili ka ofruar bashkëpunimin, participimin e këtij koncerti duke sjellur dy instrumentistë mjaft cilësor, violinisten Aysen Ulucan dhe violinistin vëllain e saj, Ozcan Ulucan që do të jenë solistët kryesorë të mbrëmjes koncertuale të ditë së nesërme. Fillimisht në program do të kemi rastin të dëgjojmë pianistin e ri nga Gjakova Bimi Milla, i cili në program është këtu për shkak se ka qenë fitues i garave “Pianisti i ri” i vitit të kaluar”, tha Jashari.

Drejtori i festivalit DAM, Dardan Selimaj tha se para publikut do të prezantohen 5 koncerte me vepra të kompozitorëve klasik dhe neoklasik. Selimaj gjithashtu përmendi shtyrjen e festivalit DAM për në muajin shtator, e cila sipas tij është bërë me qëllim të përfshirjes së gjithë vitit dhe jo vetëm një periudhe kohore siç ka qenë në mars dhe prill.

“Festivali do të ndodh në Prishtinë nga data 20-25 ndërsa seria e koncerteve të cilën e kemi lënë në këtë periudhë kohore, të cilën zakonisht e kemi realizuar festivalin, ka ardhur si nevojë, për të shtrirë aktivitetin e festivalit jo vetëm në një pjesë të vitit por gjatë gjithë vitit. Kështu do të prezantojmë para publikut të Prishtinës 5 koncerte me programe të larmishme me vepra dhe stile që janë të ndryshme në një formë kemi ballafaquar në një seri koncertesh vepra të kompozitorëve klasik e neoklasik të kompozitorëve bashkëkohorë. Edhe njëherë dua ta bëj të qartë që seria e koncerteve nuk është festivali por është vetëm një dëshirë e jona për të dal prej kornizave të një festivali”, tha Selimaj.

Violinistët e shquar nga Turqia të cilët do të performojnë nesër në Prishtinë,Ozcan dhe AYsen Ulucan, u shprehën të kënaqur me interesimin e madh të publikut për këto ngjarje. Sipas tyre, muzikantët në Kosovë japin mund në zhvillimin e shtetit të tyre të ri. Aysen kishte pasur njohuri edhe më herët për Kosovë, pasi që ajo edhe më herët këtu kishte sjellë nxënësit e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme