​Mbahet Festivali i parë i Filmit të të Rinjve

08:00 | 12 Shtator 2015
Arbresh.info

Festivali i parë i filmit të shkurtër, ekskluzivisht për të rinjtë nga të rinjtë, Youth Film Fest – Festivali i Filmit të të Rinjve, i iniciuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në partneritet me Qendrën e Inovacionit Kosovë do të mbahet sot në hapësirat e Fakultetit të Arkitekturës, më saktësisht në Sallën e Modelariumit, të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ceremonia e hapjes është nga ora 11:00-11:30, e ndjekur nga shfaqjet e filmave përgjatë ditës. Në fund të ditës do të shpallen fituesit dhe ngjarja do të përfundojë me një ceremoni, me fjalë të rastit nga përfaqësues të organizatave përkatëse, duke përfshirë dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit të organizatorëve, Këshilli Rinor, në partneritet me Qendrën Inovative të Kosovës sjell Festivalin e Filmit të të Rinjve, një projekt që ka krijuar mundësi për kosovarët e rinj nga mjedise dhe bashkësi të ndryshme etnike që të shprehin shqetësimet e tyre, dëshirat, idetë, dhe mbi të gjitha kreativitetin e tyre përmes filmave të shkurtër në temën “Kosova ime”.

Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në Sallën e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, në orën 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme