Sot në Mitrovicë fillon edicioni i gjatë i festivalit tradicional Green, ku synohet senzibilizimi i opinionit në Kosovë për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit, si dhe të promovohet zhvillimi i qëndrueshëm rajonal.
Këtë vit përveç festivalit të muzikës, në kuadër të Green Fest VI, organizata 7Arte do të organizojë edhe panairin e “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016 – edicioni 1”, i cili do të fillojë nga data 28 korrik dhe do të zgjasë për tre ditë më radhë.
Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumimit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjatë natës së parë të festivalit të muzikës, më 29 korrik do të përfomojnë artistë si: Premenstrual Syndrome, Gipsy Groove, Shpat Deda, DJ Neritan, DJ Bekla. Ndërsa, gjatë natës së dytë, më 30 korrik: Jutbina, BB Poqi & Armadillo, Asgjë Sikur Dielli, DJ Artan, Doroci.
Ndërkaq, në “Panairi i Gjelbërt & Artizanateve” 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme vendore, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative do të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre.
Green Fest 2016 është mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Komuna e Mitrovicës – DKRS dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra