​Dy shfaqje teatrale në Rahovec në përfundim të vitit

20:58 | 23 Dhjetor 2015
M. A.

Jeta kulturore në Rahovec është përmbyllur me dy shfaqje teatrale, që u dhanë ditëve të fundit në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj”.

Qendra Rinore “SHL-Kosova” dha shfaqjen “Unë rri këtu”, me regji të aktores dhe regjisores së teatrit profesionist të Gjakovës, Rrushe Berisha. Shfaqja pasqyron vështirësitë jetësore në Kosovës, si dhe përpjekjet për tejkalim të barrës familjare.

Nxënësit e shkollave të mesme, aktivistë të Qendrës Rinore në Rahovec, punuan më shumë se dy muaj në përgatitje të kësaj shfaqjeje, që u mirëprit nga të pranishmit në sallë.

Po ashtu, u hap një ekspozitë me punime artistike, piktura dhe vizatime të nxënësve të komunës së Rahovecit, me mbështetje të organizatës humanitare “Children for Tomorrow” me seli në Gjakovë.

Ndërkaq, aktori dhe regjisori Mejdi Popaj vuri në skenë dramën “Të flijohesh për atdhe e fe”, ku luajtën të rinj e të reja të komunës së Rahovecit. Shfaqja u dedikohet a tyre që me vetëmohim dhe me sakrifica personale nuk u thyen para dhunës e represionit të armikut. Ndonëse me pak mjete materiale e financiare, shfaqja ishte e nivelit të kënaqshëm artistik.

Kjo shfaqje do të reprizohet në kuadër të manifestimeve të fundvitit, ku do të jepen edhe pika të tjera artistike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme