Nga Helmut Schmidt tek Gunter Grass apo Omar Sharif, ja disa prej personaliteteve që humbën jetën në vitin 2015:
JANAR
3: EDWARD BROOKE, 95 vjeç, senatori i parë amerikan i zgjedhur (Massachusetts, 1967-1979).
10: FRANCESCO ROSI, 92 vjeç, regjisori italian, fitues i Çmimit të Madh të Festivalit të Kanës 1972 me “Çështja Mattei” (“L’affaire Mattei”)
11: ANITA EKBERG, 83 vjeçe, ish- Mis Suedia, e cilësuar si “Bomba suedeze” në filmin e vitit 1960 La “Dolce Vita”, të Federico Fellinit.
23: Mbreti ABDALLAH BEN ABDEL AZIZ i Arabisë Saudite, rreth 90 vjeç, në fron që prej gushtit 2005, por në pushtet, de facto, që prej vitit 1995.
25: DEMIS RUSSOS, 68 vjeç, këngëtari grek i grupit Aphrodite’s Childs.
29: COLLEEN MCCULLOUGH, 77 vjeçe, shkrimtarja australiane, autore e romanit “The Thorn Birds”.
SHKURT
6: ASSIA DJEBAR, 78 vjeçe, shkrimtare dhe kineaste algjeriane, zëri i emancipimit të myslimaneve, anëtare e Akademisë franceze.
7: ANDRE BRINK, 79 vjç, shkrimtari afrikano-jugor i njohur për qëndrimet e tij kundër aparteidit dhe autor i romanit “Një stinë e thatë dhe e bardhë” (“Une saison blanche et sèche”).
14: MICHELE FERRERO, 89 vjeç, italian, babai i perandorisë globale të çokollatës “Nutella” por gjithashtu “Mon Chéri”, “Ferrero Rocher”, “Tic Tac”, “Tinder”, që e vendosën familjen e tij në krye të më të pasurve të Italisë.
27: LEONARD NIMOY, 83 vjeç, aktori amerikan, i cili luajti rolin e Spock-ut në filmin “Star Trek”.
MARS
23: LEE KUAN YEW, 91 vjeç, kryeministri i parë i Singaporit (1959-1990), artizani kryesor i transformimit të qytetit-shtet në një nga ekonomite më të suksesshme në Azi, të cilin ai e udhëhoqi me dorë të hekurt.
26: TOMAS TRANSTROEMER, 83 vjeç, poet suedez, fitues i ëmimit Nobel për Letërsinë 2011.
PRILL
2: MANOEL DE OLIVEIRA, 106 vjeç, dekani botëror i kinemasë. Që prej daljes së filmit në vitin 1931, në kohën e filmit pa zë, ai xhiroi 50 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe dokumentare. Fitues i çmimit “Luani i Artë” në vitin 1985 për “The Satin Slipper” dhe “Palmës së Artë” në vitin 2008 në Festivalin e Kanës për gjithë karrierën e tij.
5: FRANCESCO SMALTO, 87 vjeç, stilisti italian i princave dhe yjeve.
13: GUNTER GRASS, 87 vjeç, shkrimtari gjerman, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1999.
14: PERCY SLEDGE, 74 vjeç, këngëtari afro-emrikan i soulit, interpretues në “When a Man Loves a Woman”.
MAJ
2: MAIA PLISSETSKAIA, 89 vjeç, balerinë ruse që sfidoi pushtetin dhe kohën duke vallëzuar rreth 50 vite në Bolchoi.
2: RUTH RENDELL, 85 vjeçe, autorja britanike e romaneve policorë, vëzhguese e mprehtë e dobësive njerëzore dhe e shoqërisë angleze kontemporane.
14: B.B. King (nga emri i vërtetë i Riley B. King) 89 vjeç, kitaristi amerikan i konsideruar si legjenda ebluzit, i njohur për këngët si “Three O’Clock Blues”, “The Thrill is Gone” apo “Rock Me Baby”.
QERSHOR
4: LEONID PLIOUCHTCH, 76 vjeç, disidenti ukrainas, anëtar i Grupit të Iniciativës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në ish-Bashkimit Sovjetik, u mbajt i mbyllur për tre vjet në një azil psikiatrik në kohën sovjetike dhe nënshtruar trajtimeve kimike. Shumë aktiv në publikimin e letersisë klandestine në Ukrainë, Leonid Pliuchtch u arrestua në vitin 1972 në Kiev për veprimtaritë e tij antisovjetike, pasi autoritetet e akuzuan për përkatësinë në grupin e parë të organizuar të disidencës, Grupi i Iniciativës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik.
5: TAREK AZIZ, 79 vjeç, “Zëri” i drejtuesit Sa ddam Hussein jashtë vendit, ministri irakian i Informacionit, zëvendëskryeministër (1979-2003) gjithashtu dhe ministër i Punëve të Jashtme (1983 à 1991).
7: CHRISTOPHER LEE, 93 vjeç, aktori britanik i specializuar në rolet horror, si Frankenshtein, doktor Fu-Manchu dhe Drakula.
11: ORNETTE COLEMAN, 85 vjeç, legjenda e saksofonit dhe kompozitori i xhazit amerikan.
17: SULEYMAN DEMIREL, 90 vjeç, një prej gjigandëve të jetës politike turke përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli, kryeministri konservator 1965-1976) dhe më pas president (1993-2000).
22: LAURA ANTONELLI, 73 vjeçe, Aktorja italiane, Laura Antonelli, e njohur për rolin e saj në “Malicia” (1973) dhe ish-bashkëjetuesja e aktorit francez, Jean-Paul Belmondo.
KORRIK
10: OMAR SHARIF, 83 vjeç, aktori egjiptian, i cili u bë legjendë e kinemasë me rolet e tij në “Lawrence of Arabia” dhe “Doktor Zhivago”.
28: SAMUEL PISAR, 86 v jeç, shkrimtari amerikan, avokat i marrëdhënieve tregtare Lindje-Perëndim, i cili u bë kampioni paqes pasi i mbijetoi në fëmijëri ferrit të Shoah-s.
GUSHT
19: DOUDOU NDIAYE ROSE, 85 vjeç, legjenda senegaleze e tamburit, një prej muzikantëve afrikanë më të njohur në botë, klasifikuar nga UNESCO si “thesar i çmuar njerëzor”.
30: OLIVER SACKS, 82 vjeç, neurologu dhe shkrimtari britanik, autor i suksesit planetar “Burri që e merrte gruan e tij për kapele” (“L’homme qui prenait sa femme pour un chapeau”).
31: WES CRAVEN, 76 vjeç, legjenda amerikane e filmave horror, regjisori i serive kult “Scream” dhe “Freddy”.
SHTATOR
20: JACKIE COLLINS, 77 vjeçe, romancierja amerikane me origjinë britanike. Romani i parë i saj “Bota është plot me burra të martuar” (1968), u censurua në disa vende për shkak ngarkesës erotike.
TETOR
5: HENNING MANK ELL, 67 ans, shkrimtari suedez, i njohur për romanin e tij për inspektorin Kurt Wallander, “What It Means To Be A Human Being”.
6: CHANTAL AKERMAN, 65 vjeçe, figurë e modernizmit në kinema në vitet 70, regjisore e “Jeanne Dielman” dhe “La Captive”.
25 : MAUREEN O’HARA, 95 vjeçe, ylli i kinemasë irlandezo-amerikaine, një nga yjet e fundit e gjeneratës së artë të Hollywoodit. E njohur për rolin e saj në filmin “How Green Was My Valley”, që në vitin 1941 fitoi disa çmime Oscar. Ajo gjithashtu ka lozur në “Quiet Man”, përkrah John Wayneit.
NËNTOR
10: HELMUT SCHMIDT, 96 vjeç, ish-kancelari gjerman (1974-1982), i njohur për temperamentin fisnik dhe elokuencën e tij, protagonist i përmirësimit të marrëdhënieve franko-gjermane në vitet 1970.
28: LUC BONDY, 67 vjeç, regjisori zviceran, drejtor i Teatrit të Odeonit në Paris.
DHJETOR
19: KURT MASUR, 88 vjeç, një p rej dirigjentëve më në zë të botës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...