Filmi “Babai” në regji të Visar Morinës do të shfaqet sot për media në orën 013:00 në Kinemanë ABC.
“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga ‘NikoFilm’, Gjermani, ‘Produksioni Krusha’, Kosovë, ‘Skopje Film Studio’, Maqedoni dhe ‘Eaux Vives Productions’, Francë që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).
Pas sukseseve në “FILM FEST MUNCHEN 2015” ku “Babai” i fitoi katër çmime, skenari më i mirë, regjia më e mirë, aktorët kryesorë më të mirë dhe çmimin “One Future World” dhe atyre në Festivalin Ndërkombëtar në Karlovy Vary ku “Babai” e rrëmbeu çmimin Regjia më e mirë dhe Europe Cinema Label, e tash së voni edhe çmimin e shtatë aktori më i mirë në Festivalin e Filmit “Aventura në Zarë”, Kosova është vendi i parë nga vendet e koproduksionit ku filmi do të shfaqet në kinema.
Pas premierës kosovare që do të mbahet më 1 shtator 2015, me dy projeksione që do të fillojnë në të njëjtën kohë, në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë ABC, nga 2 shtatori filmi do të shfaqet në reportor të rregullt në kinemanë ABC në Prishtinë dhe në DOKU KINO në Prizren.
“Babai” do ta vazhdojë rrugëtimin në Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Linz, e më vonë do të shfaqet edhe në kinematë në Gjermani, Maqedoni, Francë etj.
“Babai është prodhuar nga nj ë ekip filmik ndërkombëtar dhe me shumicën e aktorëve kosovarë. Skenari dhe regjia: Visar Morina; Drejtor i fotografisë: Matteo Cocco; Montazhi: Stefan Stabenoë; Muzika: Benedikt Schiefer; Skenografia: Jutta Freyer; Kostumografia: Genoveva Kylburg; Grimi: Astrid Ëeber;Toni: Igor Popovski; Producentë: Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Maingot si dhe shumë anëtarë tjerë të ekipit të filmit nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Franca.
Luajnë: Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj. si dhe Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...