Do të mbahet sonte në Qendrën Multimediale në Prishtinë një mbrëmje teatrore-letrare e aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit të mirënjohur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zijah Sokolloviq.
Mbrëmja me Sokolloviqin, të cilën e mbështet Këshilli për Bashkëpunim Regjional (RCC) fillon në orën 20.00.
Zijah Sokolloviq është një artist i çmuar i cili ka punuar shumë anembanë Ballkanit Perëndimor, në Slloveni, Kroaci dhe Austri, si dhe në vende të tjera të botës. Ai është drejtori i Theaterlandit në Salzburg dhe profesor në Bruckner Konsevratorium në Linz. Ka luajtur në filma të shumtë, programe televizive dhe shfaqje, por ndoshta më së shumti njihet për dy shfaqjet e tij individuale – “Artisti … është artist … është artist” (Glumac je… glumac je… glumac) dhe “Kabares kabare”.
Aktivitetet e RCC janë të përqendruara në promovimin dhe avancimin e bashkëpunimit regjional në Evropën Juglindore (EJL) dhe mbështetjen e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të shteteve aspiruese. Fushat kryesore të punës së RCC-së qëndrojnë në sferat e zhvillimit ekon omik dhe social; energjisë dhe infrastrukturës; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit në siguri; ngritjes së kapitalit njerëzor; bashkëpunimit parlamentar, aktiviteteve të shoqërisë civile etj. Pjese përbërëse e të gjitha këtyre aktiviteteve që përqendrohen në ringjalljen ekonomike dhe prosperitetin janë edhe nxitja e bashkëpunimit regjional në art dhe kulturë.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...