Për t’i shpëtuar lidhjeve të një shoqërie patriarkale, ato u bënë burra. E pranishme në një pjesë të madhe të Ballkanit, tradita e “virgjëreshave të betuara” është ende gjallë në Shqipëri.
Herën e parë që shkova në Bajram Curr, isha e pafat. Kisha adresën e Shkurtanit dhe Hajdarit, dy burrneshave që i kishte hasur antropologia britanike Antonia Young, por e para ishte në Tiranë dhe e dyta nuk pranoi të më takojë.
Bajram Curri është tre blloqe betoni të vendosura në një shesh në Malësinë e Madhe të Shqipërisë; një qendër e vogël administrative e themeluar nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës në tentativë për ta shtrirë pushtetin në çdo cep. Që nga rënia e socializmit, fshati ka rënë në gjumë. Gjatë trazirave të ’97, hoteli i vetëm i tij shërbeu si morg.
Në kohën kur Antonia Young publikoi studimin e saj mbi këto burrnesha, ne filluam të flasim për këtë traditë “të egër” të përjetësuar në Shqipëri: gratë merrnin rolin e burrave dhe betoheshin për virgjëri të përjetshme. “Pastërtia” që lidhej me seksualitetin femëror ishte e paarritshme, edhe për një burrë me armë në dorë.
Të famshme
Ne jetonim në mes të viteve 2000, dhe burrneshat shqiptare kishin fituar një lloj fame. Disa emisione televizive dhe fotografë nga perëndimi kishin ardhur në kërkim të këtij ekzotizmi brenda Shqipërisë, për të gjetur premtimet dhe rregullat strikte të gjakmarrjes të kodifikuara në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Por virgjëreshat e betuara nuk donin të trajtoheshin si kafshë cirku. Hajdari më mbylli derën dhe me delegoi te nipi që t’më mbante shoqëri. Ky djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar betohej për kokë të “xhaxhait”, “shokut të tij më të mirë” me të cilin mësoi të luftojë, duke parë filma lufte në televizor. Nëse nderi është në zemër të vlerave të shoqërisë tradicionale shqiptare, këto virgjëresha meritojnë respekt të dyfishtë. Ato zgjodhën të bëheshin burra dhe kurrë nuk e kanë thyer premtimin e dhënë. Burrneshat gëzojnë të gjitha privilegjet e burrave: pijnë raki e duhan dhe u shërbehet të parave në tavolinë.
“Virgjëria nuk është problem. Për pak minuta kënaqësi, duhet të jetojmë si gra, që do të thotë, si shërbëtore,” – Sokol.
Rreth dhjetë kilometra nga Bajram Curri, pesë ose gjashtë virgjëresha jetonin në fshatra të vogla mbi pllaja. Hakiu gjithashtu ma mbylli derën në fytyrë, duke më bërë të dyshoj për cilësinë time si gazetare, por më la të shijoj manat dhe të admiroj kopështin e saj, një kopësht vërtetë shërues , e mbjellë me perime dhe e mbrojtur mirë nga erërat e malit. Këto virgjëresha janë dëshmitaret e fundit të kohës së shkuar. Aty në pllajë, Emini po kulloste një tufë delesh. Gjithë jetën e saj ka punuar si bari në kooperativën bujqësore, por pensioni që mori në moshën 55 vjeçare ishte prej bareshe, që do të thotë, më i ulët. Emini jeton me prindërit dhe na tregon duart e tij të ashpra prej punëtori: “Unë nuk jam në gjendje të jetoj vetëm. Nuk di të gatuaj, as të qep.”
E moshuara androgjinore
Më në fund ma hapi derën Sokoli. Ajo ishte më shumë se tetëdhjetë vjeçe, trupin e kishte të mbuluar me gjerdanë dhe në kokë mbante një qeleshe. “Kur isha 14 a 15 vjeçe, refuzova të martohesha me burrin që më kishin gjetur prindërit. Prandaj u desh të bëhesha burrneshë.” Sokoli është trupvogël, një e moshuar androgjinore. Gjatë komunizmit ajo kundërshtoi rregullat e kolektivit dhe shkoi të jetojë e vetme në mal. Sokoli është e vetmja burrneshë që pranoi të flasë për temën që të gjitha e evitojnë. “Virgjëria nuk është problem. Për pak minuta kënaqësi, duhet të jetojmë si gra, që do të thotë, si shërbëtore.”
Me kalimin e kohës mësova mos të këmbëngul më pas derës, por puna më lidhi me të tjera gra më të reja të cilat kishin marrë punë dhe role burrash në Shqipërinë e tranzicionit të “përhershëm”. Njëra po ngiste një makinë në rrugën dytësore që të çon për Kosovë, e tjera punonte në logjistikën e portit të Durrësit…
Tradicionalisht, “konvertimi” i një vajze në burrneshë vinte si rrjedhojë e mungesës së meshkujve në familje, por ishte gjithashtu edhe një zgjedhje “e lirë”, si në rastin e Sokolit. Burrneshat njësoj si privilegjet, gëzojnë edhe detyrimet e burrave. Nëse familja është e përfshirë në gjakmarrje, ajo mund të vrasë dhe të vritet si burrë.
Shërbimi ushtarak
Megjithëse e padëshiruar, regjimi komunist nk arriti ta shuajë traditën e Virgjinave të Bitume. Njëra madje përmend rastet e burrneshave që kishin kryer edhe shërbimin ushtarak. Në termat e pak më shumë se çerek shekulli “tranzicion” postkomunist, praktika e gjakmarrjes është më e përgjakshme se kurrë në Shqipëri apo në Kosovën fqinje. Djemtë emigrojnë jashtë vendit duke ia lënë barrën e familjes ndonjë motre: këto kryefamiljare më pas bëhen virgjëresha të betuara. Partiarkale, patrilinerare, ekzogami strikte, shoqëria tradicionale e e zonave të larta në Ballkan ka treguar se është mjaft elastike dhe i përshtatet lehtësisht rregullave të modernitetit.
Në qershor të vitit 2016, Stana Cerovic, 80 vjeçe, la shtëpinë në fshatin mes maleve për të hyrë në një azil pleqsh. Ajo ishte më e reja nga pesë motra dhe dy vëllezër që vdiqën të rinj, dhe I ishte betuar babait që nuk do të martohej kurrë e do të kujdesej për familjen. Shoqëria tradicionale malazeze funksionon njësoj si ajo shqiptare. Disa antropologë flasin edhe për një “zonë fisnore të madhe evropiane”, që përfshin Alpet Dinarike, Hercegovinën dhe rrethinat e Dalmacisë. Mendohet se Stana ishte virgjëresha e fundit e Malit të Zi, port të tjerë sigurojnë që ka ende burrnesha në Zabljak ose Savnik./opinion.al
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...