Nga deti e kultura, te historitë dhe kënaqësitë, Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut, me një raport të mirë midis cilësisë dhe çmimeve.
Një vend ende jo i njohur nga turistët, por që në të vërtetë fsheh plazhe që ngjasojnë me ato të Karaibeve dhe me një mikpritje që të lë mbresa.
Të thuash se do të shkosh në plazh në Shqipëri do të thotë të bësh pushime ‘low cost’. Pjesa jugore është më spektakolarja, me plazhe të bukura si kristal: nga Vlora në Sarandë e tutje në zonën nacionale të parkut të Llogorasë, një varg plazhesh, limanesh e qytetesh të vogla. Ja disa vende për të bërë pushime, që me siguri do ju lënë pa fjalë.
Saranda, kaq shumë e dashur për të rinjtë – Saranda njihet mbi të gjitha nga të rinjtë si një nga destinacionet më argëtuese në të gjithë bregun Adriatik. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit (tani është kthyer dhe në restorant me një pamje mahnitëse mbi qytetin dhe lagunën e Butrintit), ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit duhet të vizitohet patjetër. Ai është nën mbrojtjen e UNESCO-s që më 1992-shin dhe ka një sipërfaqe prej 2900 hektarësh, ndërsa biodiversiteti është i rëndësishëm duke pasur parasysh se përfshin 14 lloje kafshësh e 16 bimësh në rrezik zhdukjeje. Për ata që duan të kalojnë pushimet në Sarandë, një zgjidhje e mirë është marrja me qira e një apartamenti me të gjitha komoditetet.
Plazhe dhe limane jashtë qytetit – Sa fillon të dalësh jashtë qytetit sheh një varg plazhesh, duke filluar nga “Heaven Beach”: siç edhe emri vetë e thotë, është një parajsë e vogël e rrethuar nga bimësi e dendur, një karakteristikë e këtij territori. Vetëm 14 km më tutje gjendet Ksamili, me një varg gjiresh të bukura, e rrethuar nga shkëmbinj dhe me ujin kristal. Por për të mos u humbur është edhe Syri i Kaltër i vendosur në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë, duke vazhduar më pas me plazhin Pulëbardhat, një nga më të bukurit e Shqipërisë. Që aty mund të nisesh me varkë për të eksploruar dhe shijuar të gjitha bukuritë.
Vlora, pushime mes detit dhe me një histori për të mësuar – Vlora është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë. Më 733-in iu aneksua Kostandinopojës, duke iu dhënë kështu normanëve, mbretërisë së Serbisë më 1345. Më 1464 u pushtua nga turqit dhe për një kohë të shkurtër ishte dhe veneciane. Jo larg Vlorës është edhe Jala, që ndodhet në jug të qytetit dhe pak kilometra më tutje ndodhet plazhi i Drimadhes, afër fshatit Vuno. Drimadhes është një magji e vërtetë: ka një rërë të artë dhe ujëra si kristal. Ju mund të rrini në kamp ose të merrni me qira një shtëpi njëkatëshe dhe të gëzoni një perëndim spektakolar, karakteristikë e Shqipërisë.
Shpella e piratëve – Plazhi Livadhja, që ndodhet në këmbët e kalasë së qytetit të Vlorës, është e përshtatur nga një bimësi e dendur dhe me mure shkëmbore në të dyja anët: edhe këtu deti është jashtëzakonisht transparent, dëshmi e një natyre që ruhet ende. Ngjitur me plazhin e Dhërmiut shtrihen të tjera plazhe dhe gjire, ku spikat Gjipeja përgjatë 2 km. Ju mund të shkoni me makinë, anije ose në këmbë për 15-20 minuta përgjatë rrugëve plot me vreshta. Mos humbisni Shpellën e Piratëve që dikur strehuan grabitqarët e detit dhe tani është e famshme për intimitetin e hapësirës së tij.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...