“Arbresh.info” shpallë konkurs për katër vende pune

15:58 | 29 Nëntor 2017
Arbresh Info

Portali “Arbresh.info” në vazhdën e zgjerimit të stafit kërkon të punësojë katër gazetarë.

Nëse mendoni që jeni të gatshëm të punoni me përgjegjësi, keni dëshirë e vullnet për punë, atëherë mos hezitoni të konkurroni.

Arbresh.info ofron mundësi të barabarta pa dallim gjinie, moshe apo feje apo komuniteti.

Portali informativ “Arbresh.info” shpallë konkurs për këto vende pune:

– Gazetar/e (4)

Detyrat e përgjegjësitë:

  • Përgatitja e shkrimeve/artikujve duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni;
  • Marrja me përgjegjësi e punës dhe respektimi i afateve kohore, sipas kërkesave të portalit;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë;
  • Përvojë pune së paku një (1) vjeçare si gazetar/e;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Njohja e gjuhës angleze – e obliguar – për dy (2) vende pune;
  • Njohja e gjuhës gjermane – e obliguar – për dy (2) vende pune;
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të në e-mail adresën [email protected] deri më 06.12.2017, në ora 16:00.

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme