Në një hekurishtë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, është vjedhur një veturë dhe dy targa të një veture tjetër, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, vetura e vjedhur ishte blerë për pjesë dhe ishte në gjendje të rregullt pune, shkruan Arbresh.info.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Rr. Magjistrale Kaqanik-Ferizaj 07.09.2024 – NN. Është raportuar se persona të panjohur nga një hekurishtë dyshohet se kishin vjedhur një veturë e cila ishte blerë për pjesë, por kishte qenë në gjendje të rregullt pune dhe dy targa të një veturës tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...
21 të vdekur nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit...
Vdes vëllai i Jakup Krasniqit, Azem Krasniqi
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi në Podujevë, interesant...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, lëndohet një person