Google ADS

Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rastin

08:29 | 29 Dhjetor 2024
E.H

Dy punëtor kanë raportuar në polici se persona të panjohur nga automjeti i punës kanë vjedhur një çantë me para në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas policisë, ankuesit kanë thënë se në çantë ishte një shumë e konsiderueshme e parave që ishte pazari i mbledhur nga furnitorët, shkruan Arbresh.info.

Rasti është duke u hetuar.

“Llapnasellë, Graqanicë / 28.12.2024 – 16:44. Dy ankues m/k, punëtorë kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave. Sipas ankueseve, parat ishin pazari i mbledhur nga furnitorët. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme