Vidhen stoli ari në një argjendari në Prizren, policia jep detaje

10:34 | 14 Janar 2025
E.H

Persona ende të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe argjendi në një lokal të hënën në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, shkruan Arbresh.info.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.01.2025-nn. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në lokalin e tij i kanë vjedhur stoli ari dhe argjendi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm