Të shtëna me armë zjarri në Rahovec

10:17 | 29 Gusht 2024
E.H

Dy persona në Rahovec kanë raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas policisë, pasi të dyshuarit janë larguar, viktimat kanë vërejtur se ushqimi i bagëtive është kapluar nga zjarri.

“Rahovec / 28.08.2024 – 10:35. Dy viktimat meshkuj kosovar, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe pasi që janë larguar, kanë vërejtur se ushqimi i bagëtive ishte kapluar nga zjarri. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme