Një person është arre4stuar në Vushtrri pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit në lokacionin e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri me gaz, dy fishekë dhe dy karikator të armëve, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr.Arsim Muzaqi, Vushtrri 20.10.2024-16:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri . Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit të lokaliconit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë zjarri me gas, dy fishekë dhe dy karikator të armëve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...