Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor në komunën e Leposaviqit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se viktima është i moshës 36-vjeçare.
“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani.
Tutje, Elshani tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...