Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 03:50 në Prishtinë.
Tutje, thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prishtinë 15.09.2024-03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor