Policia e Kosovës raporton se pas hetimeve të zhvilluara në fshatin Drobnjak të Zubin Potokut, janë gjetur një sasi e konsiderueshme me armatim dhe gjëra ushtarake.
Sipas policisë, janë gjetur një bidon i plastikes, disa bure dhe në fushe të hapur në të cilin kishte dy pushkë të gjata, 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa uniforma ushtarake, një rrip brezi ushtarak, një jelek ushtarak dhe një gaz-maskë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari që i përkisnin armët gjendet në arrati.
“Fsh. Drobnjak, Zubin Potok 20.11.2024 – 14:15. Pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin e cekur, janë gjetur një bidon i plastikes, disa bure dhe në fushe të hapur në të cilin kishte dy pushkë të gjata, 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa uniforma ushtarake, një rrip brezi ushtarak, një jelek ushtarak dhe një gaz-maskë. Pajisjet e gjetura dyshohet se i përkasin të dyshuarit mashkull kosovar i cili është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Tahiri bën thirrje që të mos votohet buxheti: Do të turpëroh...
Tahiri i PDK-së: Buxheti për vitin 2025 është i kontaminuar,...
Deputetja e AAK-së: Hajnat në burg, Fitore Pacolli 200.000 e...
Gashi i LDK-së akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese
Sërish sherr me thika në Tiranë, plagoset një student
Aksioni i policisë vazhdon në Mitrovicën e Veriut, gjenden a...