Policia e Kosovës raporton se të martën në fshatin Junakë të Zveçanit janë vërejtur tri automjete që dyshohet se po kontrabandonin mall.
Policia ka arritur të ndaloj njërin automjet ndërsa dy të tjerët kanë ikur, shkruan Arbresh.info.
Në automjetin e ndaluar janë gjetur produkte të ndryshme ushqimore të cilat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor.
“Fsh. Junakë, Zveçan 05.11.2024-19:00. Raportohet se nga njësitë policore janë vërejtur tre automjete të dyshuara që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mall. Dy nga to janë larguar, ndërsa një është arrit të ndalohet, mirëpo drejtuesi i saj është larguar në drejtim të pyllit. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore. Me vendim të prokurorit vetura me mall konfiskohet dhe dërgohet në terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan