Policia në kërkim të një gruaje në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët

12:30 | 13 Shtator 2024
E.K

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua në Prishtinë, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur të dyshuarën.

Në njoftimin e bërë nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e kërkimit.

Në njoftim, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarës dhe i bën thirrje kujtdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj të kontaktojë menjëherë autoritetet. Po ashtu, qytetarët mund të raportojnë në mënyrë anonime përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë.”/Arbresh.info

Të ngjashme