Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për ta identifikuar një person të dyshuar për vjedhje

15:22 | 5 Qershor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka shpërndarë fotografi të një personi të kërkuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët. Personi po kërkohet për rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin prill 2024.

Njoftimi i plotë:

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme