Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, të martën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të lënduar janë dy persona, dhe njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, thuhet nga policia.
Pasi kishte shpërthyer zjarri ishte përhapur edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth pikë-shitjes, ku ndodhi i gjithë incidenti.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...