Gjatë muajit shtator policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6568 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 61 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Kundërvajtjet më të shpeshta gjatë këtij muaji përfshijnë tejkalimin e shpejtësisë, për të cilin janë shqiptuar 2,455 gjoba. Një tjetër shkelje e zakonshme ka qenë parkingu i parregullt, me 856 gjoba të shqiptuara. Po ashtu, janë regjistruar 758 gjoba për mos respektimin e shenjave të komunikacionit.
Gjoba të tjera janë shqiptuar për skadimin e afatit të regjistrimit të automjetit (134 gjoba), mos mbajtjen e distancës mes automjeteve (129 gjoba), dhe drejtimin e automjetit pa patentë shofer (100 gjoba). Në gjithashtu, janë regjistruar 95 gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurisë, 34 gjoba për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, dhe 5 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Shkeljet e tjera me 2,002 gjoba.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të raportuar të gjitha kundërvajtjet në komunikacion./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...