Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

08:41 | 9 Shtator 2024
E.H

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person tjetër në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.

Nga i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sllakovc, Vushtrri/ 08.09.2024-19:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme