Janë vjedhur 850 euro brenda objektit të Postës së Kosovës në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ankuesi zyrtar i postës ka raportuar se përveç parave janë vjedhur edhe pulla postare, pesë vula të pagesave dhe disa mbushje të telefonave në vlerë 300-400 euro, shkruan Arbresh.info.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Fushë Kosovë 23.09.2024 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtarë i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...