122 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga qytetarët gjatë periudhës kohore janar- shtator.
Kështu bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës për Arbresh.info.
“Sulm ndaj personit zyrtar, për periudhën kohore janar-shtator 2024. Janë gjithsej 122 raste, ndërsa Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, për periudhën kohore janar-shtator 2024; janë gjithsej 67 raste; ku 1 rast është në tentativë dhe 66 janë të kryera”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Nënkoloneli në pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina thotë se këto incidente mund të reflektojnë në tensione sociale.
“Unë mendoj se rastet e sulmeve ndaj pjesëtareve të policisë mund të tregojnë për disa faktorë të ndërlikuar dhe jo vetëm domosdoshmërisht mungesë të vetëdijes për respektimin e policisë. Këto incidente mund të reflektojnë në tensione sociale, pakënaqësinë me mënyrën si funksionon policia ose perceptimet për korrupsion, padrejtësi apo keqtrajtimet nga ana e tyre”, thotë Morina për Arbresh.info.
Morina shprehet se ndodh që njerëzit mund të mos kenë besim tek institucionet shtetërore, përfshirë këtu dhe policinë.
“Shpesh ndodh që njerëzit mund të mos kenë besim tek institucionet shtetërore , përfshirë policinë për shkak të përvojave të mëparshme ose mungesa e transparencës dhe llogaridhënies. Përveç kësaj edhe problemet ekonomike dhe papunësia mund te kontribuojnë në ndjenja të frustruara ndaj autoriteteve policore. Për të rritur vetëdijen dhe respektin ndaj policisë është që policia të ndërtoj marrëdhënie pozitive me komunitetin, duke u treguar të drejtë të paanshëm. Dhe duke promovuar vlerat e sigurisë në raport me publikun si transparencën dhe profesionalizmin”, thekson ish nënkoloneli.
Ish-hetuesi policor, Rrahman Sylejmani thotë se kjo dukuri sipas tij duhet të shikohet nga tri prizma.
Sipas tij barra kryesore bie mbi zyrtarët policor.
“Së pari barra kryesore bie mbi zyrtarët policor si zbatues të ligjit që ata përveç në situata ekstreme të mos provokojnë reagimin e qytetarëve përmes reagimeve të tyre në mënyra tepër të ashpra nga se në shumtën e këtyre rasteve deri te reagimi i qytetarëve dhe mosbindja e tyre është duke ardhur mu për shkak të ashpërsisë së reagimit policor, sidomos të njësive speciale”, thotë Sylejmani për Arbresh.info.
Ai thekson se është e nevojshme që detyrën e tyre zyrtarët policor ta kryejnë në mënyra më të buta.
“Është tejet e nevojshme që detyrën e tyre zyrtarët policor ta kryejnë me mënyra ma të buta dhe jo menjëherë të tregojnë një ashpërsi apo vrazhdësi duke përdorur mjeteve dhunës para se t’i absorbojnë mjetet ma të buta, përveç se në situata të caktuara kur vihet në rrezik jeta e tyre nëse prolongohen ato sikurse janë përdorimi i mjeteve ma të ashpra forca apo edhe armët si më të fundit. Jam në dakord se një kategori e recidivistëve të kryesve të veprave penale nuk hezitojnë të kundërshtojnë çdo veprim policor mirëpo zyrtarët policor janë të trajnuar se si të sillen në këto situata”, shprehet ai.
Ndër tjerash Sylejmani thekson se edhe gjykatat duhet të shqiptojnë dënime më të larta, duke shtuar se kjo nuk po ndodh në shumicën e rasteve.
Krejt në fund, ai thotë se respekti fitohet edhe për policët, nuk vjen vetvetiu dhe kjo në rendë të parë me paraqitjen e tyre, dukjen e tyre dhe veprimin e tyre në mënyrë ma të butë.
Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh, pothuajse çdo ditë raporton për sulme të tilla.
Në fillim të këtij viti, policia kishe raportuar për katër raste të ndara zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët ishin kanosur, sulmuar e goditur me veturë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen