Google ADS

Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit në Lipjan, policia nis hetimet

08:55 | 21 Dhjetor 2024
E.K

Policia ka njoftuar se një person, i cili ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që nga data 23 nëntor 2024, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një shpërthim të bombolës së gazit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan 20.12.2024-15:20. Policia është njoftuar se viktima mashkull kosovar, i shtrirë në QKUK nga data 23.11.2024 si pasojë e një shpërthimi të një bombole të gazit, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme