Google ADS

Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dyshuari në Videj të Klinës

11:10 | 5 Nëntor 2024
E.H

Një person është arrestuar në fshatin Videj të Klinës pasi dyshohet se në rrjetin social përmes një fotografie me armë, ka kanosur një person, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, arma që dyshohet të jetë përdorur në rast është sekuestruar, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar.

“Fsh. Videj, Klinë / 04.11.2024 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetin social përmes një foto me armë, ka kanosur një person. Arma që dyshohet të jetë përdorur është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme