Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

09:30 | 15 Nëntor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 22:30, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë,bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme