Një person është gjetur i pajetë në oborrin e një shtëpie në fshatin Jazhincë të Shtërpcës
Mjekët që mbërritën në vendin e ngjarjes konfirmuan vdekjen e Z.S., 61 vjeç.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Arbresh.info.
“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, dhe hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë