Gjendet i vdekur një burrë në vendin e tij të punës në Gjakovë

09:35 | 7 Tetor 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Gjakovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Gjakovë / 06.10.2024 – 12:24. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme