Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti i tyre ra në liqenin e Badocit, eksperti i trafikut Nol Dedaj nga vendi ku ndodhi aksidenti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.
Dedaj theksoi nevojën e krijimit të instituteve përkatëse për hulumtimin e aksidenteve rrugore, duke vënë theksin te rëndësia e zbardhjes së shkaqeve të sakta që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.
“Patjetër institucionet tona duhet të krijojnë institutet përkatëse për hulumtimin e aksidenteve, siç është rasti tani, pasi patjetër duhet të zbardhen edhe faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në aksident dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të merren edhe masat preventive”, theksoi Dedaj për RTK-në.
Një nga faktorët e aksidenteve që Dedaj përmendi është gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai potencoi se në vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur disa herë të tjera aksidente dhe problematika kryesore sipas tij lidhet me punimet në rrugë dhe mungesën e sinjalizimeve të duhura.
“Institucionet tona duhet të bëjnë sinjalizimin e mirëfilltë që drejtuesit të jenë të informuar për rreziqet dhe punimet në rrugë”, u shpreh Dedaj.
Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Dedaj, është sjellja e drejtuesve të automjeteve. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre në bazë të kushteve të rrugës, jo thjesht të kufizimeve të vendosura.
“Drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor është e domosdoshme që t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës, jo më shpejtësisë së kufizuar. Edhe mbrëmë kemi pasur reshje shiu dhe asfalti ka qenë shumë i lagur, derisa koficienti i fërkimeve nuk është më ai i ditës dhe kalon prej 0.8 në 0.2 dhe drejtuesi i automjetit ka vështirësi ta drejtojë atë nëse nuk e ka të zhvilluar shpejtësinë e sigurisë. E kjo adaptohet nga secili drejtues i automjetit në bazë të kushteve të krijuara, e sidomos kur është errësirë”, tha Dedaj./Arbresh.info/
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...