Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj brenda 24 orëve të fundit.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e konstruksioneve metalike, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në rastin e dytë, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë kryer vjedhje.
Në lidhje me rastin e parë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa në rastin e dytë nuk ka të arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar.
“Ferizaj / 18.12.2024 – 11:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin vjedhur nga viktima mashkull kosovar konstruksione metalike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Ferizaj / 18.12.2024 – 18:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar nga ku kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...