Google ADS

Deklaroi në media se ka armatim rreth 600 mijë euro, arrestohet një person në Vushtrri

09:53 | 8 Qershor 2024
E.K

Një person në Vushtrri është arrestuar pasi i njëjti kishte deklaruar për media se në shtëpinë e tij ka armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë kryer bastisje në shtëpinë e tij, duke sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

I njëjti më pas është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë”, bëhet e ditur në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme