Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një person

09:29 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 23.12.2024-19:30. Me 24.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme