Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor

10:13 | 22 Nëntor 2024
A Z

Dibran Hoxha, njohur si “Kobra” ka dalur sot para drejtësisë në Hajvali. “Kobra” akuzohet për vrasje.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari Diban Hoxha u deklarua rreth fajësisë.

“Nuk ndihem fajtor”- tha i akuzuari Hoxha.

Në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” kishte ndodhur një gjuajtje me armë dhe kishte mbetur i vdekur një person.

‘Kobra’, është i dyshuari kryesor për veprat penale– vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme